MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa në takim virtual me përfaqësues të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) të OKB-së

26.10.2020

Prishtinë, 26 tetor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku bashkëbisedoi me udhëheqësin regjional të ngarkuar për Kosovë, Raimund Jehle të shoqëruar nga zyrtarë të FAO-s.

Në takim, mes tjerash u diskutua rreth programit të FAO-s për rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në qeverisjen e mirë dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve kombëtare pyjore.

Gjithashtu u diskutua edhe mbi krijimin e kushteve të përshtatshme për legalizimin e drurit, tregtinë dhe zbatimin e ligjit në sektorin e pyjeve.

Po ashtu, u fol edhe mbi prezantimin e menaxhimit shumë nivelesh të pyjeve dhe zinxhirëve gjithëpërfshirës të vlerës së pyjeve për zbutjen e varfërisë së grave dhe burrave rurale.

Temë tjetër ishte edhe organizimi i eventit për fillimin e projektit “Përkrahje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”,  i cili do të mbahet me 28 tetor në mënyrë virtuale.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30