REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa merr përkrahjen e UNDP-së për projektet bujqësore

13.03.2020

Prishtinë, 13 mars 2020 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të vazhdojë bashkëpunimin me UNDP-në, me qëllim të realizimit të projekteve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, që për qëllim kanë avancimin e këtyre sektorëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Kështu është thënë gjatë takimit që Ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, zhvilloi sot me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko, me të cilin kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve.

Po ashtu, ministri ka falënderuar UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe me këtë rast e ka njoftuar atë me investimet dhe prioritetet e ministrisë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e përhershme UNDP-së, Maria  Suokko, theksoi se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori, përmes projekteve të ndryshme për fermer, përmes angazhimit të ekspertëve në fusha të ndryshme të zhvillimit bujqësor, si dhe projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31