MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa merr përkrahjen e Bankës Botërore për projektet bujqësore

12.06.2020

Prishtinë, 12 qershor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës ka zhvilluar një takim virtual me misionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga menaxheri i Zyrës së BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe  përgjegjësen e ekipit për sektorin e bujqësisë, Silvia Mauri me të cilët ka diskutuar për format e bashkëpunimit në realizimin e projekteve konkrete në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të BB-së.

Ministri Mustafa i ka njoftuar ata me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së në kuadër të Programit për Zhvillim Rural dhe atë të Pagesave Direkte, me ç’rast përfaqësuesit e BB-së i kanë konfirmuar mbështetjen në realizimin sa më efikas të këtyre programeve bujqësore.

Menaxheri i Zyrës së BB-së, Marco Mantovanelli ka vlerësuar punën dhe angazhimin që po bëhet në bujqësi, si dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes përmes Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në projektet për monitorimin dhe mbikëqyrjen e granteve investive, si dhe në projektet e ujitjes, që për qëllim kanë avancimin e bujqësisë dhe tejkalimin e sfidave në këtë sektor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30