MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa merr përkrahje nga UNDP për mbështetjen e sektorit të pylltarisë

18.02.2020

Prishtinë,  18 shkurt 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim një delegacion të UNDP-së, të kryesuar nga koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, me theks të veçantë në sektorin e pylltarisë.

Ministri Mustafa, i ka njoftuar ata për objektivat e MBPZhR-së për këtë vit, si dhe planet e ministrisë për investimet në sektorin e pylltarisë.

Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga koordinatorja Richardson për përkrahjen e mëtejme të projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.

Në anën tjetër, koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e sektorit të pylltarisë në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31