MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa hapi Forumin e Politikave Bujqësore APF 2020

12.10.2020

Prishtinë, 12 tetor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa bëri hapjen e Forumit të Politikave Bujqësore (APF). Ky forum është organizim i Grupit të Përhershëm Rajonal të Punës për Zhvillimin Rural (SWG), presidencën njëvjeçare të së cilës për vitin 2020 e ka Republika e Kosovës.

Ndër tjerash, në këtë forum virtual u diskutua mbi bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e resurseve natyrore në kohë pandemie, si dhe u këmbyen eksperiencat dhe mësimet e marra gjatë kësaj periudhe.

Njëherit, në këtë forum u fol edhe rreth zhvillimeve të fundit të politikave bujqësore në kontekstin e procesit të përafrimit me politikat e Bashkimit Evropian dhe pandeminë në vendet e para-anëtarësimit.

Me këtë rast, Ministri Mustafa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19.

“Ky bashkëpunim ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe përvojave, veçanërisht pasi rruga jonë si rajon, drejt Bashkimit Evropian është në një linjë. Platforma SWG mbetet një shembull i shkëlqyeshëm për këtë bashkëpunim midis nesh, dhe ne jemi të përkushtuar drejt zbatimit të konkluzioneve dhe vendimeve që rezultojnë nga kjo platformë”, tha Ministri Mustafa.

Forumi i Politikave Bujqësore (APF) është një ngjarje disa ditore mbi politikën rajonale bujqësore në Evropën Juglindore, i cili organizohet nga Grupi i Përhershëm Rajonal i Punës për Zhvillimin Rural (SWG), ku akterë relevantë rajonalë dhe ndërkombëtarë,  japin rekomandime të politikave rajonale për zhvillim rural. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30