MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa: Do të angazhohemi maksimalisht në avokim për sektorin e qumështit gjithkund ku do të ketë nevojë

08.12.2020

Prishtinë, 8 dhjetor 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim informues me përfaqësues të Shoqatës të Industrisë së Qumështit të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari Gani Durmishaj dhe anëtari i Kryesisë Lulëzim Aliu.

Në këtë takim u diskutua çështja e stoqeve të produkteve të qumështit.

Ministri Mustafa sërish njoftoi se Qeveria qëndron prapa vendimit të për t'i subvencionuar stoqet e produkteve të qumështit që janë me prejardhje të yndyrës shtazore në masë prej 25% të vlerës. “Duke pas parasysh se vendimet për themelimin e komisionit për verifikimin e stoqeve janë marrë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ne si MBPZhR do të angazhohemi maksimalisht në avokimin e kërkesave të sektorit të qumështit, brenda mundësive ligjore dhe financiare”, tha mes tjerash ministri Mustafa.

Tutje, ministri Mustafa tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të realizohet dy herë, për të përballuar sa më lehtë mungesën e shitjes së produkteve bujqësore sivjet, si rezultat i pandemisë Covid-19.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31