MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa diskutoi për sfidat e sektorit të përpunimit të mishit, pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19

22.06.2020

Prishtinë, 22 qershor 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti në takim kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ku diskutuan për gjendjen e këtij sektori dhe problemet me të cilat ata po përballen.

“Do të vazhdoj të angazhohem që çdo sektor i bujqësisë të ketë përkrahjen tonë, e sidomos sektorët të cilët janë më të ndikuar dhe të prekur nga pandemia COVID-19, ku përfshihet edhe sektori i përpunimit të mishit, në mënyrë që t’i tejkalojnë këto sfida dhe të vazhdojnë të fuqizojnë punën e tyre edhe më tej”, ka thënë ministri Mustafa.

Gjithashtu, ministri Mustafa gjatë vizitave të tij në terren kishte parë nga afër problemet me të cilat po përballen prodhuesit dhe përpunuesit e mishit, ku edhe ka theksuar se do të vazhdojë përkrahja e MBPZhR-së përmes programeve mbështetëse të subvencioneve dhe granteve.

Në anën tjetër, Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe e ka njoftuar më hollësisht për situatën në të cilën ndodhet ky sektor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30