MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa dhe Ministri Dimkovski diskutuan për bashkëpunimin në sektorin e prodhimit të peshkut

14.05.2020

Prishtinë, 14 maj 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot ka zhvilluar një video konferencë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Trajan Dimkovski, ku diskutuan për sfidat me të cilat po përballen agro-prodhuesit kosovarë të peshkut në eksportin e produkteve të tyre drejtë Maqedonisë së Veriut, përkundër kërkesave nga blerësit maqedonas. Pjesëmarrës në takim ishin edhe udhëheqësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të të dyja shteteve dhe përfaqësuesit e OAK-së.

Gjatë kësaj video konference dy ministrat u zotuan që do ta përkrahin këtë sektor, në të dy shtetet, drejt implementimit të standardeve dhe legjislacioneve bujqësore që rezultojnë në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë mes fermerëve kosovarë dhe maqedonas.

Në anën tjetër, Ministri Dimkovski ka falënderuar Ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për të diskutuar sfidat dhe kërkesat e bujqve kosovarë dhe atyre maqedonas, duke siguruar kështu thellim të bashkëpunimit në mes të dy shteteve në sektorin e bujqësisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31