MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa dhe Ambasadori Austriak rinkonfirmuan bashkëpunimin dhe mbështetjen për bujqësinë kosovare

23.10.2020

Prishtinë, 23 tetor 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger, ku ndër të tjera u njoftua edhe me udhëheqësen e re të Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë në Prishtinë (ADA), Sandra Horina.

Ministri Mustafa, me këtë rast i njoftoi me proceset zhvillimore në sektorin e bujqësisë, si dhe reformat e vazhdueshme me qëllim të rritjes së përkrahjes për bujqit tanë.

Në anën tjetër, Ambasadori Weidinger dhe udhëheqësja e re e Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë (ADA), Sandra Horina falënderuan ministrin Mustafa për pritjen dhe rikonfirmuan bashkëpunimin në mes të dy shteteve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31