MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e Kuvajtit, Najeeb Al-Bader

05.06.2015

Prishtinë, 05 qershor 2015 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al-Bader, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.

Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht për programet zhvillimore të këtij viti, përmes të cilave ai theksoi se synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve dhe e ka falënderuar ambasadorin Al-Bader për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm. Po ashtu, ministri Krasniqi, shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë shtet, me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme në sektorin e bujqësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Najeeb Al-Bader, ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30