MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e Britanisë se Madhe, Ruairi O'Connell

10.06.2015

Prishtinë, 10 qershor 2015 –Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O'Connell. Ministri Krasniqi e njoftoi ambasadorin për të arriturat dhe sfidat në bujqësi. Ai theksoi se këtë vit është dyfishuar buxheti për bujqësinë dhe kjo iu ka mundësuar që në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të rrisin mbështetjen për fermerët përmes granteve investive dhe pagesave direkte.

Ministri Krasniqi, tha se MBPZHR-ja po punon që ky program të implementohet në mënyrë efikase dhe shtoi se transparenca dhe efikasiteti në punë janë angazhimet themelore në këtë mandat. Ai falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat.

Nga ana e tij, ambasadori Ruairi O'Connell vlerësoi angazhimet që janë bërë deri më tani në zhvillimin e bujqësisë. Ai rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31