MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin britanik Ian Cliff

12.01.2015

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtij sektori.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Cliff për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

Ai po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet, të cilat planifikojnë t'i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin britanik Ian Cliff

"Në kuadër të programit tonë për këtë vit synojmë që të rrisim investimet në sektorin e bujqësisë, pasi që edhe buxheti për bujqësinë tashmë është dyfishuar dhe kjo do të na mundësojë që të përfshijmë skema edhe më të larmishme përkrahëse për fermerët vendor", ka thënë ministri Krasniqi, duke theksuar se efikasiteti në punë dhe transparenca do të jenë ndër objektivat kryesore.

Ministri shprehi gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZhR-së dhe ambasadës së Britaninë së Madhe në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Ian Cliff ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31