MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri i BPZhR-së: Mbetemi të përkushtuar në zhvillimin e standardeve të cilësisë

24.06.2023

Prishtinë, 24 qershor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroi për vizitë në fshatin Slivovë të komunës së Ferizajt, konkretisht në fermën e pulave “Doris Sh.P.K. ” e cila e cila drejtohet nga familja Jahiri dhe është përfituese e grantit në vlerë prej 100.000,00 Euro, investim i MPBZHR-së përmes Programit për Zhvillim Rural 2022.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se mbetemi të përkushtuar drejt mbështetjes së prodhimit dhe zhvillimit me standardet më të larta të cilësisë. “Do vazhdojmë ta shpalosim çdo investim në sektorin e bujqësisë, duke qenë transparent e llogaridhënës ndaj parasë publike”, u shpreh Ministri Peci.

Që nga viti 2019, familja Jahiri me vetëfinancim dhe kontribut nga mjetet financiare të familjes ka themeluar fermën "Doris" duke startuar fillimisht me 5000 pula vojse. Edhe pse ka aplikuar përgjatë viteve për përkrahje të projektit të saj, në vitin 2022 mbështetet përmes granteve për herë të parë. Përveç se përmes granteve, nën-sektorin e pulave vojse e kemi përkrahur edhe përmes subvencioneve.

“Doris SH.P.K” nga mbështetja e Programit për Zhvillim Rural 2023 ka arritur që ta ndërtoj fermën e re ku duke filluar nga ushqimi, uji, sistemi për freskimin e ajrit, sistemi për largimin e plehut, e deri tek sistemi për grumbullimin e vezëve; këto veprime kryhen në mënyrë automatike.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30