MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci vizitoi Parkun e Blinajës

11.08.2021

Prishtinë, 11 gusht 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i shoqëruar nga zëvendës Kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Bekim Hoxha, kanë vizituar sot parkun dhe vendgjuetinë e Blinajës, që është një nga vendet e mbrojtura në Kosovë.

Ministri Peci, gjatë kësaj vizite është njoftuar për së afërmi me atraksionet dhe veprimtaritë që zhvillohen në këtë park, me c’rast ka pohuar edhe njëherë mbështetjen e tij kundrejtë shtimit të vlerës dhe atraksioneve të këtij parku, i cili ndikon edhe në zhvillimin e turizmit në vend.

“Duke ditur rëndësinë që kanë parqet nacionale, gjatë këtij mandati përmes politikave zhvillimore dhe avancimit të legjislacionit në fuqi do të sigurojmë një menaxhim më efikas të Parkut të Blinajës e po ashtu përmes investimeve kapitale do të përmirësojmë kushtet e mbrojtjes së këtij parku, si dhe do të angazhohemi në rritjen e shfrytëzimit të potencialit të tij ekonomik”, tha ministri Peci.

Blinaja ka një hapësirë prej rreth 3 mijë hektarë, pjesa më e madhe e mbuluar me pyje. Aty gjenden kafshë të egra të rralla, si dhe rreth 30 liqene artificiale.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31