MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci vizitoi Anamoravën

29.06.2022

Prishtinë, 29 qershor 2022 – Në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci vizitoi zonën e Anamoravës ku në Gjilan u prit nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Viti nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe në Kamenicë u prit nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Vizitën e tij Ministri Peci e filloi në Viti, për të vazhduar tutje për në Gjilan dhe pastaj në Kamenicë, duke përfunduar kështu turnin e planifikuar për këtë zonë të cilën, siç edhe e quajti Ministri Peci, zonë me potencial të lartë dhe ambicioze për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Gjatë takimeve me secilin prej kryetarëve të tri komunave të Anamoravës, Ministri Peci me bashkëbiseduesit u pajtuam mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-institucional  sidomos gjatë implementimit të programeve mbështetëse të MBPZhR-së, Programit për Pagesa Direkte dhe Programit për Zhvillim Rural, kryesisht gjatë fazës së monitorimit dhe kontrollit në teren, në mënyrë nga këto mjete të përfitojnë bujqit meritorë. “Së bashku, me vizion e objektiva të qarta, u dakorduam që t’i kontribuojmë sektorit të bujqësisë, si një ndër sektorët më të rëndësishëm për siguri ushqimore ashtu edhe për zhvillim ekonomik, duke krijuar kushte të volitshme për të gjithë prodhuesit e përpunuesit të produkteve bujqësore”, u shpreh pas takimeve Ministri Faton Peci.

Ndryshe, komuna e Kamenicës është njëra ndër komunat përfituese, ku së fundmi nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për investime në projektin për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në vlerë prej rreth 277,601 euro.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31