MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor

29.06.2021

Prishtinë, 29 qershor 2021 – Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Ministri Faton Peci i njoftoi ata për situatën faktike të gjendjes financiare në këtë dikaster si dhe angazhimet e tij gjatë 100 ditëshit të qeverisjes kundrejtë përmirësimit të kësaj gjendje. Ndër çështjet me të cilat është ballafaquar ky institucion, Ministri Faton Peci theksoi adresimin e çështjes së pagesave të subvencioneve të dyta nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike dhe formimit të Task Forcës për ri-verifikimin e lëndëve si dhe procedimin e mëtutjeshëm të pagesave.

Gjithashtu Ministri i njoftoi deputetët e pranishëm edhe për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milionë ku kjo shumë mbulon 30% të dëmit total të krijuar për dallim nga vitet e tjera kur ky kompenzim është realizuar në vlerën prej 20%.

Poashtu në kuadër të paraqitjes së tij para komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Ministri Faton Peci i njoftoi deputetët prezent edhe për agjendën legjislative të kësaj Ministrie si dhe angazhimin e tij në hartimin e politikave të duhura zhvillimore për qëllim të avancimit të mëtutjëshëm të sektorit të bujqësisë si një prioritet i së ardhmes për zhvillim ekonomik të vendit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30