MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci në takimin me Ambasadorin Philip Kosnett: Transparenca dhe ligjshmëria prioriteti ynë në drejtimin e ministrisë

19.04.2021

Prishtinë, 19 prill 2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, z. Philip Kosnett, me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ministrinë  e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe për objektivat e ministrisë për të ardhmen.

Ministri e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen për zhvillimin në fushën e bujqësisë, përmes projekteve të ndryshme.

Po ashtu, ministri shprehu përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZhR-së dhe Ambasadës Amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.

Në mes tjerash, u theksua edhe rëndësia për të qenë transparent gjatë qeverisjes, ku Ministri Faton Peci e siguroi Ambasadorin Kosnett se ajo mbetet një prej shtyllave kryesore të qeverisjes.

Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Faton Peci për emërimin e tij duke ofruar përkrahjen amerikane për institucionet e vendit me theks të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31