Ministri Faton Peci: Gjatë kësaj jave hapet thirrja për aplikim për subvencione
06.09.2021Përmbledhje nga konferenca e sotme e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci:
· Të mërkurën shpallet Thirrja për Aplikim për Programin e Pagesave Direkte 2021- Subvencione, kur edhe do të hyjë në fuqi Udhëzimi Administrativ për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021.
· Për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021 kemi në dispozicion vlerën prej 21 milionë euro.
· Ky program u mundësua pas vendimit të Qeverisë Kurti 2 për 5 milionë euro përkrahje shtesë.
· Programi në fjalë e rrit shifrën e përkrahjes në mbi 50 milionë euro vetëm për këtë vit fiskal e që është përkrahja më e madhe ndaj fermerëve ndonjëherë.
· Përmes Programit për Pagesa Direkte 2021 kemi rritje shtesë për perimtarë.
· Kemi ndërmarrë veprimet që orientojnë subvencionimin mbi bazën e rendimentit.
· Risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primës së Sigurimit në vlerën prej 75% për 6 kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore.
· Gjatë këtij muaji do të nënshkruaj memorandumin e bashkëpunimit në Iowa, i cili do të mundësojë përkrahje profesionale në fushën e bujqësisë, më saktësisht në analizën e tokave bujqësore.
· Kemi trashëguar 40 milionë euro obligime ndaj fermerëve e përkundër kësaj përveç se e kemi adresuar këtë shqetësim, kemi krijuar kushtet e nevojshme për shpalljen e programit të ri.
· Kemi ndërmarrë hapa konkret për avancimin e legjislacionit, të politikave zhvillimore, ku rëndësinë më të madhe e ka hartimi i dy strategjive jetike: 1. Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 dhe 2. Strategjia për pyje – 2021 – 2030. Vlen të theksohet se Ministria e Bujqësisë ka punuar pa strategji në të kaluarën ndërsa legjislacioni nuk është acancuar fare këto dhjetë vitet e fundit.
· Është realizuar Analiza Sektoriale nga Komisioni Evropian mbi të cilën do të bazohen krijimi i politikave të mëtutjeshme zhvillimore, si dhe përcaktimi i produkteve strategjike.
· Janë në proces të realizimit 23 projektligje, brenda afateve kohore të agjendës legjislative dhe 7 udhëzime administrative.
· Për herë të parë mundësojmë viti pasues të mos jetë i zhytur në borxhe dhe obligime.
· Është themeluar Task Forca, me mandat shqyrtimin dhe verifikimin e secilës lëndë, e cila gjindet në procedurë të realizimit të pagesave në pajtim me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me Udhëzim Administrativ.
· Është themeluar Task Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe Task Forca për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore.
· Në javët në vijim do të adresojmë çështjen e menaxhimit të pronave në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, çështje e cila nuk është ngritur asnjëherë për këto 20 vitet e fundit.
· Falë bashkëpunimit me vendet mike, organizatave ndërkombëtare, po ia rikthejmë imazhin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
· Ristrukturimi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë për të plotësuar kriteret e IPA dhe IPARD.
· Bashkëpunim i vazhdueshëm me organizatat ndërkombëtare për të pasur qasje në fondet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e sektorit dhe ekonomisë së vendit.