REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Faton Peci dhe Ministri Elbert Krasniqi nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi me investitorë të huaj

07.10.2021

Prishtinë, 07 tetor 2021 -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit, me Drejtorin e Përgjithshëm të Integrated Agriculture Technology Agency, z. Selim Erdem.

Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit, hapën rrugët e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe IATP-KOS dhe investimeve që ky investitor synon që t’i realizojë në Kosovë. Ky investim ka për qëllim zhvillimin ekonomik të zonave rurale, investimin në infrastrukturë bujqësore e të ngjashme duke prioritizuar punësimin e të rinjve, grave dhe personave me nevoja të veçanta konform Programit Qeveritar 2021-2025.

Ky investim ka vlera shumë milionëshe dhe planifikohet që të realizohet për një periudhë tre vjeçare me qëllim të krijimit të 55 serrave hidroponike në 38 komunat e Republikës së Kosovës. Në bazë të këtij projekti parashihet që të punësohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, ndër ta 50% gra, së paku 30% të rinj dhe një numër i konsiderueshëm i personave me nevoja të veçanta.

Duke pasur parasysh pozitën strategjike të Kosovës dhe potencialin që ofron për zhvillim ekonomik, Ministri Faton Peci dhe Ministri Elbert Krasniqi mirëpresin të gjithë investitorët e interesuar për investim në Republikën e Kosovës, në sektorin e bujqësisë dhe më gjerë.

Lidhur me këtë marrëveshje, Ministri Peci, Ministri Krasniqi si dhe z. Erdem kanë shprehur mbështetjen e ndërsjelltë për realizimin e objektivave të parapara me këtë memorandum të mirëkuptimit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31