MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR-ja shënon “Javën e njeriut me shkop të bardhë”

24.10.2023

Prishtinë, 24 shtator – Zv. Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini bashkë me Udhëheqësen e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Emine Kelmendi, pritën sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve dhe të Pamur të Dobësuar të Kosovës për të shënuar kështu aktivitetin “Java e njeriut me shkop të bardhë”.

Znj. Venera Çerkini pasi përshëndeti pjesëmarrësit në takim, tha se MBPZHR-ja do të ketë vëmendjen për të pasur një kujdes të shtuar për këta persona, por edhe për kategori të tjera të qytetarëve me aftësi për të takuar në vazhdimësi në mënyrë që të diskutojnë për problemet dhe të propozojë aktivitete për tejkalimin e tyre, në fushën e bujqësisë. “Ndër synimet kryesore që ka Qeveria dhe MBPZHR-ja së bashku me mekanizmin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtje nga diskriminimi do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për përmirësimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe kushteve jetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, me theks të veçantë për Personat me Aftësi të Kufizuara”, tha mes tjerash znj. Çerkini.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31