MBPZHR-ja dhe Rrjeti i Grave të Kosovës diskutuan masat buxhetore për bujqësi dhe zhvillim rural
19.10.2017Prishtinë, 19 tetor 2017 â“ Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim përfaqësueset e shoqatës âRrjeti i Grave të Kosovësâ, me të cilat ka diskutuar për angazhimin e grave në veprimtaritë bujqësore, si dhe për gjendjen sociale të grave në zonat rurale.
Ministri Rikalo i ka njoftuar ato për projektet zhvillimore të ministrisë dhe theksoi se
se të gjitha programet që synojnë avancimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural do të jenë afirmative për statusin e barabartë të grave, me qëllim të mbështetjes dhe rritjes së pjesëmarrjes së tyre në sektorin e bujqësisë.
Në anën tjetër, drejtoresha ekzekutive e âRrjetit të Grave të Kosovësâ, Igballe Rugova, ka prezantuar para ministrit raportin âBuxheti për bujqësi më të mirë dhe zhvillim ruralâ, me çârast ka theksuar se edhe në pajtim me Ligjin për Barazinë Gjinore gratë duhet të përfshihen në mënyrë të barabartë në të gjitha fazat e planifikimit dhe zbatimit të buxhetit në politikën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Ndërkaq, ministri Rikalo, me këtë rast theksoi se dyert e MBPZHR-së janë të hapura si për âRrjetin e Grave të Kosovësâ, ashtu edhe për të gjitha shoqatat e grave që merren me bujqësi dhe se Ministria do të vazhdojë tâi mbështesë dhe përfshijë ato në të gjitha fushat, në mënyrë që të përmirësojë pozitën shoqërore të grave në zonat rurale.
Përfaqësueset e RrGK-së përgëzuan ministrin Rikalo për detyrën e re dhe e falënderuan për gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit me këtë shoqatë.
Ndryshe, MBPZHR-ja dhe âRrjeti i Grave të Kosovësâ kanë bashkëpunuar ngushtë për zbatimin e analizës gjinore me qëllim të promovimit të barazisë gjinore nëpërmjet punës së ministrisë.