MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR-ja dhe IFC diskutojnë rreth zhvillimit të sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë

05.10.2022

Prishtinë, 5 tetor – Me qëllim të avancimit të procesit të ndërtimit sistemit të sigurimeve bujqësore, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Koorporatën Ndërkombëtare Financiare - IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë organizuar punëtori dy ditore me qëllim të koordinimit të aktiviteteve me palët e interesit, me fokus në programin e sigurimeve bujqësore për vitin 2023.

Me këtë rast, Zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka theksuar se ndryshimet klimatike dhe rreziqet e tjera përcjellëse, janë duke sfiduar sektorin e bujqësisë, duke iu shkaktuar fermerëve dëme dhe humbje të mëdha në prodhim. “Në mungesë të sigurimeve bujqësore, këto dëme kanë prekur sektorin e bujqësisë në forma të ndryshme, siç janë zvogëlimi i hapësirave kultivuese, rënia e cilësisë së produkteve, ulje e të hyrave për fermerët, dhe në disa raste, mbyllje të fermave dhe agro-bizneseve. Andaj Ministria e Bujqësisë është e gatshme të punoj në mbylljen e çdo boshllëku për të mundësuar avancimin e sigurimeve bujqësore”, tha zv. Ministri Demelezi.

Me qëllim ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurimeve bujqësore, IFC ka filluar zbatimin e këtij projekti në Kosovë nga viti 2018. Menaxherja e Programit për shërbime financiare dhe klimatike, dhe të bujqësisë për Evropë dhe Azi Qendrore në IFC, Leah Soroka, ka thënë se përmes iniciativave tona me projektet për financim bujqësor dhe atë për sigurime bujqësore, kemi mundësuar rritjen e kapaciteteve të tregut në sektorin publik dhe atë privat. Fokusi i këtyre projekteve është rritja e mundësive për qasje në financa në sektorin privat, zhvillimi i produkteve financiare dhe të sigurimit, si dhe këshillimi në krijimin e sistemit të sigurimeve bujqësore.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve tjera, si përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bankës Qendrore të Kosovës, Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësues të kompanive të sigurimeve, institucioneve financiare dhe përfaqësues të shoqatave të fermerëve. Diskutimi ka qenë i fokusuar në çështjet aktuale që duhen të adresohen që sigurimet bujqësore të jenë më të qasshme për fermerët dhe të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm i sigurimit bujqësor.

Pjesëmarrësit gjithashtu kanë vizituar një nga vreshtat e Suharekës, për të parë nga afër sesi bëhet vlerësimi i procesit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri.


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31