MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR-ja dhe Banka Botërore do të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme për bujqësinë në Kosovë

11.08.2015

Prishtinë, 11 Gusht - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot, Ethel Sennhauser, Udhëheqëse Globale për Bujqësi në Bankën Botërore. MBPZHR-ja dhe Banka Botërore kanë bashkëpunim të ngushtë në sektorin e bujqësisë në disa projekte, dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ishin temë e këtij takimi.

Ministri Krasniqi  prezantoi të arriturat dhe sfidat gjatë këtij viti në këtë sektor, duke shtuar se ka një avancim në shumë procese. Ai foli për mundësitë e reja që kanë qenë këtë vit në bujqësi dhe mbështetjen që po e jep MBPZHR-ja. Krasniqi tha se edhe në të ardhmen do të rritet dhe zgjerohet mbështetja, duke pasur në fokus rritjen e prodhimit dhe cilësinë e tij. Në këtë drejtim ai falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që i ka dhënë bujqësisë në Kosovë, në vazhdimësi.

“Këtë vit ne do të ndajmë grante shumë të vlefshme për fermerët dhe që janë mjaftë premtuese për rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në implementimin e këtyre politikave dhe programeve prioritet kryesor mbetet rritja e efikasitetit”, tha Krasniqi.

“Por natyrisht, përkundër investimeve të shumta të ministrisë, sfidë për ne mbetet sistemi i ujitjes, shtrirja e tij në gjithë Kosovën, konsolidimi i tokave dhe përmirësimi i dukshëm i infrastrukturës rurale, për të cilat besoj me një angazhim dhe bashkëpunim me të gjithë partnerët do të bëjmë avancime”, tha ai.

Nga ana tjetër, Sennhauser shprehi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, duke e vlerësuar programin e ministrisë në mbështetje direkte për fermerët. Ajo në veçanti vlerësoi të arriturat e deritanishme në bujqësi dhe rritjen e efikasitetit. Ministri Krasniqi dhe drejtoresha Sennhauser u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin në mënyrë që në të ardhmen e afërt të konkretizojnë hapat e bashkëpunimit në projekte të rëndësishme dhe strukturore për bujqësinë.  

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31