MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR, ekspertët e FAO-s dhe palët e interesit diskutojnë për hartimin e planeve për menaxhimin shumëqëllimor të pyjeve

27.07.2022

Procedurat dhe mënyrat e hartimit të planeve menaxhuese shumëqëllimore të pyjeve, janë diskutuar në një punëtori konsultative me palët e interesit nga sektori publik dhe privat.

Punëtoria u organizua me mbështetjen e programit \"Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, zbatuar nga FAO.

Gjatë këtij takimi, ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë kanë prezantuar parimet dhe standardet se si duhet të hartohet një plan, të ilustruar edhe me përvojat ndërkombëtare në fushën e planifikimit të menaxhimit shumëqëllimor të pyjeve, me theks në vendet e BE-së dhe në Turqi.

Planifikimi i Menaxhimit Shumëqëllimor mundëson shfrytëzimin efikas dhe të qëndrueshëm të pyjeve në aspektin mjedisor, ekonomik dhe shoqëror duke ofruar produkte të drurit, produkte të dyta jodrunore, turizëm si dhe në shërbimet e ekosistemit: mbrojtjen e burimeve ujore, biodiversitetit dhe parandalimin e rreziqeve natyrore.

Grupi punues i MBPZHR-së me përkrahje të FAO-s, është duke hartuar një numër të akteve nënligjore që synojnë rregullimin dhe përmirësimin e qeverisjes me pyje, njëri prej të cilëve është edhe Udhëzimi Administrativ për procesin dhe hartimin e Planifikimit të Menaxhimit Shumëqëllimor të Pyjeve.

Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit e palëve të ndryshme të interesit, kanë kontribuar me diskutime dhe propozime që do të konsiderohen gjatë finalizimit të përgatitjes së këtij akti nënligjor. ​

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30