REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR dhe USAID do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë

07.08.2018

Prishtinë, 07 gusht 2018 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe USAID, nesër do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëbesimit për Mbështetjen e Sektorit të Bujqësisë, konkretisht për zinxhirin e vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mbahet në objektin e MBPZhR-së dhe pas përfundimit të kësaj ceremonie, ministri i MBPZhR-së, Nenad Rikalo dhe drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të mbajnë konferencë për media.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31