MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR dhe palët tjera diskutojnë për parapërgatitjet e fushatës së korrje-shirjeve

29.06.2022

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka mbajtur takimin e përbashkët në mes të MBPZHR, përfaqësuesve të Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mullisëve për të diskutuar lidhur me parapërgatitjet për fillimin e procesit të korrje-shirjeve, si dhe mbarëvajtjen këtij procesi për vitin 2022.

Gjatë këtij takimi, palët e përfshira në këtë proces janë pajtuar që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht tek komisioni qendror për monitorimin e korrje-shirjeve për vitin 2022, të paktën një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje shirjeve në komunat e tyre.

Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezerve të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2022 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).

Ndryshe, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2021 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 66,159.52 hektarë.


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31