MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR dhe GIZ do të vazhdojnë bashkëpunimin- Prioritet Ligji për Konsolidimin e Tokave Bujqësore

25.06.2021

Prishtinë, 25 qershor 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në takim udhëheqësin e projektit të GIZ-it “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës në Kosovë”, z. Michael Becker dhe znj. Vjollca Limani - Xhemaj udhëheqëse e komponentës së menaxhimit të tokës në projekt, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, e në veçanti u bisedua lidhur me projektin e financuar nga qeveria gjermane dhe i implementuar nga GIZ në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës në Kosovë” (2019-2021) (SPLM).

Ministri Faton Peci vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZhR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në hartimin e koncept dokumentit për rregullimin/ konsolidimin e tokës, i cili sipas tij ka rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i GIZ-së z.Becker, theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme që zhvillojnë sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe premtoi se Qeveria Gjermane përmes GIZ-së do të vazhdojë të mbështesë MBPZHR në rishikimin e kornizës ligjore  për Konsolidimin e Tokës, duke synuar mbrojtjen e tokës bujqësore, sjelljen e përfitimeve ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30