MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR dhe FAO trajnojnë gazetarët për raportimin në pylltari

09.12.2021

Prishtinë, 09 dhjetor 2021 – Programi për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, financuar nga Suedia, zbatuar nga FAO, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), po mban trajnim për gazetarët e mediave në Kosovë lidhur me raportimin në pylltari.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është të përgatisë gazetarët për të ofruar artikuj të saktë, të besueshëm dhe me interes për publikun mbi sektorin pyjor dhe aspektet e pylltarisë, duke përmirësuar kështu cilësinë e mbulimit të këtij sektori strategjik për zhvillimin e Kosovës.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny në fjalimin e saj përshëndetës, theksoi mbështetjen që po ofron shteti i saj për përmirësimin e gjendjes së pyjeve si dhe rolin e madh që kanë mediat në formësimin e opinionin publik për zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve. Ajo inkurajoi gazetarët që ta prioritiziojnë këtë sektor në raportimet e tyre dhe të shfrytëzojnë ekspertizën e ekipit të FAO-s në programin e pylltarisë për të marrë informacione gjatë punës së tyre.

Edhe koordinatorja për zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson nënvizoi rëndësinë e informimit më të madh të publikut për gjendjen e pyjeve dhe dëmeve po u shkaktohen atyre. Në këtë kuadër, ajo kërkoi nga mediat që të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në ruajtjen e resursove të mëdha pyjore që ka Kosova.

Zëdhënësja e MBPZHR-së, Flutur Mustafa foli për përpjekjet e Ministrisë për përmirësimin e gjendjes në pylltari, përmes hartimit të Strategjisë së re për pylltari 2021-2030, Ligjit të ri për Pyllltari dhe akteve tjera nënligjore. Të gjitha këto dokumente po hartohen më mbështetjen e programit të mbështetur nga Suedia dhe zbatuar nga FAO, për çka znj. Mustafa falenderoi Ambasadën e Suedisë dhe FAO-n. Ajo kërkoi nga gazetarët që të raportojnë për prerjet ilegale të pyjeve dhe transportin e paligjshëm të tyre, teksa shprehu gatishmërinë e MBPZHR-së për të dhënë informacione rreth këtyre dukurive.

Në trajnim, zyrtarët e MBPZHR-së dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës shpjeguan para gazetarëve se rreth 45% e territorit është e mbuluar me pyje, prej të cilave 62% janë në pronësi shtetërore dhe 38% në pronësi publike. Këto pyje luajnë rol të rëndësishëm në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social. Ndër sfidat më të mëdha u vlerësuan prerja e paligjshme e pyjeve, mosndëshkimi i prerësve ilegal, buxheti shumë i ultë për sektorin e pylltarisë, mungesa e investimeve në infrastrukturën pyjore si dhe mungesa e kapaciteteve të komunave për të menaxhuar me pyjet.

Në trajnim po marrin pjesë gazetarë nga RTK, RTV 21, KTV, Radio Kosova, Klan Kosova, Kanal 10, BIRN, Preportr dhe BB Green. Trajnimi do të pasohet me vizitën e gazetarëve në terrene pyjore dhe module tjera, që pritet t’i përgatisin gazetarët për të përgatitur artikuj, reportazhe e dokumentar mbi pylltarinë, që do të ngritin vetëdijen e publikut dhe vendimmarrësve mbi nevojën e përmirësimit të sektorit pyjor në Kosovë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31