MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR-AZhB hap periudhën për aplikim për pagesa direkte për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024

01.08.2024

Prishtinë, 1 gusht 2024 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural konkretisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për gjashtëmujorin e Parë të Programit të Pagesave Direkte 2024 për subvencionimin për sasi–kg të grurit të dorëzuar, subvencionimin e pjesshëm për sasinë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit të kulturave bujqësore të cilat përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me: grurë, grurë për prodhimin e farës, elb, thekër, tërshërë, misër, luledielli dhe patate e fasule monokulturë, si dhe Thirrjen për Aplikim për gjashtëmujorin e parë të Programit të Pagesave Direkte 2024 për qumësht sipas cilësisë, therjet e raportuara, viçat për majmëri, akuakulturë dhe zogjtë për majmëri (brojlerët).

Thirrja për aplikim është hapur sot me dt. 1 Gusht dhe është e hapur deri me datë 01.09.2024 ora 16:00 dhe të gjithë të interesuarit për aplikim mund të njoftohen në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë për të gjitha procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Në linkun e mëposhtëm e gjeni edhe Thirrjen për Aplikim, për t'u njoftuar në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, si dhe detaje tjera për aplikim https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim . 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30