MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbahet takimi i 3-të i nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, zhvillim rural, peshkatari dhe siguri ushqimore

20.05.2019

Bruksel, 17 maj 2019 – Delegacioni nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, Kapllan Halimi ka qëndruar në Bruksel për dy ditë në kuadër të takimit të tretë të nën-komitetit për “Bujqësi, Zhvillim Rural, Peshkatari dhe Siguri Ushqimore”, i cili u realizua ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit – SAA, e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016, si dhe realizimi i rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për nën-komitetin.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ishte pjesë aktive raportuese e këtij Nën-komiteti, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Ministra e Integrimit Evropian. 

Gjatë takimit, përfaqësuesit e MBPZHR-së raportuan progresin e arritur gjatë vitit 2018 për zhvillimin e sektorit bujqësor, si dhe sfidat e së ardhmes, duke u përqendruar veçanërisht në masat e ndërmarra për përmirësimin e situatës së tregtimit të produkteve bujqësore, fermat organike, standardet e tregut, politikat e cilësisë dhe legjislacioni, peshkimi dhe nënproduktet e tij, etj.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30