MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Lansohet AgromarketKS, treg online për fermerët e Kosovës

20.05.2021

Prishtinë, 20 maj 2021 – Fermerët e Republikës së Kosovës tashmë do ta kenë në dispozicion tregun e tyre online, në të cilin do ta kenë më të lehtë shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore. Platforma AgromarketKS është projekti më i ri digjital, i cili do të ju vijë në mbështetje fermerëve dhe funksionon si treg i gjelbër online. Kjo platformë është zhvilluar në kuadër të projektit “Zhvillimi i komunitetit për përmirësim të mirëqenies dhe ndërtim të besimit”, që mbështetet nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Japonisë (JICA). Me këtë rast, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët, konsumatorët dhe ndërmarrjet tregtare dhe agro-përpunuese që ta shfrytëzojnë këtë platformë me qellim të promovimit dhe konsumimit të prodhimeve vendore bujqësore.  

Të gjithë kultivuesit e perimeve, frutave, frutave të imta, si dhe përpunuesit e produkteve të bulmetit dhe produkteve të tjera ushqimore, kanë mundësi ta përdorin këtë platformë e ju mundëson të shesin kudo në Kosovë e jo vetëm brenda komunave ku veprojnë.

Platforma AgromarketKS do të jetë lehtësisht e përdorshme si nga shitësit, ashtu edhe blerësit. Plaforma është lansuar gjatë muajit maj 2021. Të gjithë fermerët ftohen të regjistrohen dhe të krijojnë profilin dhe produktet që ofrojnë. Në anën tjetër blerësit qofshin ata individ apo biznese po ashtu ftohen të regjistrohen për të krijuar kontaktin direkt me fermerët. AgromarketKS do të jetë funksionale 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Projekti AgromarketKS është përkrahje shtesë për fermerët e dëmtuar nga pandemia e COVID-19. Projekti implementohet nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 dhe kompania për konsulencë të biznesit Sigma BMC. Projekti ka edhe mbështetjen e përfaqësuesve të shoqatave të fermerëve, qeverisjes lokale dhe OJQ-ve nga komunat Gjakovë, Suharekë, Partesh dhe Shtërpcë, të cilët janë trajnuar gjatë tre viteve të fundit nga JICA dhe luajnë rol ndërlidhës mes fermerëve dhe projektit.
 
Me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëri e platformës dhe në vazhdimësi të përkrahjes së fermerëve dhe promovimit të prodhimeve vendore, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është zotuar që ta përkrah në vazhdimësi këtë projekt pas përfundimit të përkrahjes nga JICA.

Qëndroni të informuar për projektin duke ndjekur mediat sociale të plaformës AgromarketKS në Facebook dhe Instagram www.agromarketks.com.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31