MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kryeministri Kurti dhe Ministri Peci përcollën fushatën e korrje-shirjeve

04.07.2022

Rendimentet e grurit në fushatën e sivjetme të korrje-shirjeve pritet të jenë të larta falë kushteve të volitshme klimatike që kanë mbretëruar në vendin tonë. Krahas kësaj, Qeveria e Kosovës e ka rritur për 216 për qind mbështetjen financiare për kulturën e grurit. E për të përcjellë nga afër mbarëvajtjen e procesit të korrje-shirjeve, Kryeministri Albin Kurti së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë vizituar fshatin Sopi të Komunës së Suharekës, ku qëndruan tek fermeri Fazli Beqiraj, i cili kultivon një sipërfaqe prej 60 hektarë grurë.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti dhe Ministri Peci theksuan se falë lehtësimit të procedurave për aplikim për subvencione janë rritur edhe sipërfaqet e  mbjella dhe se falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, bujqit në Kosovë janë më të përkrahurit, krahasuar me vendet e rajonit. Ata njoftuan se përmes Programit të Pagesave Direkte për vitin 2022, një hektarë me grurë subvencionohet me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë. Krahas kësaj, bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogramë, përmes dorëzimit në mullinj.

Ndryshe, përmes Programit të Pagesave Direkte për vitin 2022, MBPZhR-ja ka planifikuar një buxhet deri në 52 milionë euro, duke përkrahur kështu shumë sektor e aktiviteteve bujqësore e blegtorale.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30