Kryeministri Kurti dhe ministri Peci diskutuan për sektorin e bujqësisë me ambasadoren e Holandës
30.03.2021Prishtinë, 30 mars 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci pritën sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për gjendjen e përgjithshme epidemiologjike në vend, si dhe planin për menaxhimin e pandemisë.
Kryeministri Kurti dhe ministri Peci, gjatë takimit me ambasadoren Lobbezoo kanë diskutuar edhe për gjendjen në sektorin e bujqësisë. Ata u pajtuan që duhet që jetë një qasje e re për të mbështetur prodhimin vendor, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe avancimin e prodhimtarisë bujqësore.
Kryeministri Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti.
Në anën tjetër, ambasadorja Lobbezoo i ka njoftuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Faton Peci, për projektet që Qeveria e Holandës është duke i implementuar në Kosovë në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të qumështit.
Ata gjatë takimit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.â