MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosovës i konfirmohet mbështetje nga Shteti i Iowas në zhvillimin e bujqësisë

02.06.2022

Prishtinë, 2 qershor 2022 – Mbështetja e Shtetit të Iowas për Kosovën, e sidomos për sektorin bujqësor në vendin tonë u konfirmua edhe sot, ku një delegacion nga ky shtet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës erdhi për vizitë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me ç’rast u prit nga Sekretari i Përgjithshëm, Blerim Hasani, si dhe këshilltarët e Ministrit, Arian Bugari dhe Albert Behrami.

Delegacioni i përbërë nga Andrew Young, Kryetar i Komunës së Clarion-it në Shtetin e Iowas dhe Joseph Nelson, Kryeinspektor i Shkollave në komunën e Clarionit u shprehën të kënaqur me mikpritjen që e gjejnë në Kosovë dhe njëkohësisht i konfirmuan Sekretarit Hasani mbështetjen për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë përmes formave konkrete të bashkëpunimit të cilat për qëllim do të kenë avancimin e këtij sektori sipas praktikave të Iowas.

Nga ana e tij, Sekretari i MBPZhR-së, Blerim Hasani i njoftoi të pranishmit për të arriturat e bujqësisë së Kosovë, si dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor. Në këtë drejtim, Sekretari Hasani tha se përkrahja për fermerët do të rritet edhe më tutje përmes hartimit të politikave të duhura bujqësore. “Shteti i Iowa-s për ne mbetet shembulli më i mirë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Andaj, jemi me fat që mund të mësojmë dhe aplikojmë shumë nga përvojat e shtetit tuaj për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë”, u shpreh z. Hasani.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31