MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova prezanton verarinë dhe vreshtarinë në Kroaci

17.06.2015

Një delegacion  i përbërë nga  zyrtarë të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, përfaqësues nga zonat më të mëdha vreshtare  dhe  Shoqata e Verëtarëve të Kosovës" Enologjia", po qëndrojnë për një vizitë katër ditore në Kroaci, me këtë rast ata po zhvillojnë takime në Ministrinë e Bujqësisë të Republikës së Kroacisë.

Delegacioni udhëhiqet nga Bekim Hoxha, Drejtor në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari dhe ka për qëllim shfrytëzimin e  përvojave kroate në fushën e Vreshtarisë dhe Verëtarisë gjatë hartimit të Strategjisë për Vreshtari dhe Verëtari 2016-2021.

Takimi i parë u zhvillua me Zoran Vasic, zv. ministër i Bujqësisë në Republikën e Kroacisë me bashkëpunëtorët e tij, ku janë prezantuar praktikat më të mira  në fushën e vreshtarisë ,prodhimin e verës si dhe hartimi dhe zbatimi i rregulloreve të BE -së, duke nënvizuar bashkëpunimin me shoqatat e prodhuesve, përpunuesve dhe autoriteteve kompetente në zbatimin e ligjeve që rregullojnë këtë fushë.

Po ashtu vend të veçantë diskutimi ka zënë programi i masave mbështetëse për periudhën 2014 - 2018 për Sektorin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë.

Delegacioni gjatë qëndrimit në Kroaci do ta vizitojë edhe Regjionin Vreshtar kontinetal në Kroaci.

Delegacioni gjatë qëndrimit katër ditor do të vizitoj edhe Institutet që zbatojnë praktikat më të mira  ne zingjirin prodhues të rrushit dhe verës në Rajonet Vreshtare të Republikës së Kroacisë, promovimin dhe shitjen, kontrollin dhe tregtimin e brendshëm, eksportin dhe specifikat e kësaj fushe.

Gjatë kësaj vizite delegacionet janë dakorduar që ta fuqizojnë bashkëpunimin  ndrësektorial dhe përmes strukturave dhe shkëmbimit të ekspertëve në kornizat e TAIEX- it dhe mekanizmave tjerë ndërlidhës të BE - së. Kjo vizitë është realizuar me mbështetje të GIZ-it. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30