MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

19.03.2019

Prishtinë, 19 mars 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, gjatë ditës priti në takim një delegacion i ekspertëve slloven, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që ta përkrahin projektin e hartuar nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili parasheh rritjen dhe modernizimin e sektorit të përpunimit të ushqim it në Kosovë. Ky projekt është duke u zhvilluar në disa sektorë të cilët përfshijnë blegtorinë, hortikulturën, lavërtarinë, etj.

Ministrja Zivic, shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e palëve në këtë proces dhe njëkohësisht ofroi përkrahje morale dhe institucionale për mbështetje në mbarëvajtje të këtij projekti. “Projekte të tilla, përmes të cilave synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë janë të mirëseardhura dhe jemi pro çdo projekti përmes të cilit do të përfitoj sektori dhe fermerët tanë”, citoi Ministrja Zivic.

Nga ana e tij, Alojz Kraçun, ndërmjetësues mes SID-it dhe Qeverisë së Kosovës, konkretisht MBPZHR-së, tha se projekti do të ndihmonte në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në te mirë të sektorit të bujqësisë.

Ky projekt parasheh ofrimin e mbështetjes financiare konkrete në sektorët e lartshënuar në vlerë prej 200 milionë euro dhe duke marrë parasysh që projekte të tilla të mëdha realizohen përmes marrëveshjeve mes dy vendeve të ndryshme, atëherë u propozua që të formohet një komision ndërministror qeveritar me ekspertë të fushës, të cilët do të analizojnë këtë projekt, i cili do të përkrahet 85 % nga SID Bank dhe 15 % do të jetë pjesëmarrja e Qeverisë së Kosovës.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31