MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Shqipëria koordinojnë veprimet për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

26.05.2022

Prishtinë, 26 maj 2022 - Për të koordinuar dhe bashkërenduar veprimet për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, sot gjatë ditës është zhvilluar një takim virtual i nivelit të lartë teknik të këtyre dy institucioneve. Gjatë këtij takimi, në të cilin bashkëkryesues ishin Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani dhe Sekretari i MBZhR-së, Oltjon Muzaka është diskutuar për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve në fushën e bujqësisë, të cilat janë nënshkruar mes dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar, si dhe për fushat në të cilat planifikohen të jenë bashkëpunimet e reja në mes të dyja institucioneve.

Me këtë rast, Sekretari Blerim Hasani ka theksuar se angazhimi i tyre është i plotë në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe atyre që pritet të arrihen në takimin e radhës të të dy Qeverive.

“Me qëllim të përmirësimit edhe më tutje të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes të dy ministrive, jemi angazhuar që për mbledhjen e radhës të të dy Qeverive të koordinojmë të gjitha veprimet dhe të përgatisim për nënshkrim marrëveshjet e reja të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e bujqësisë, në përputhje me legjislacionin ekzistues kombëtar dhe të drejtat dhe obligimet ndërkombëtare”, ka thënë Sekretari Hasani.

Bashkëpunimi në mes të dy institucioneve që pritet të jetë në të ardhmen do të përfshijë  aspektin e shkëmbimit të përvojave në kuadër të politikave bujqësore, përafrimin e legjislacionit në fushën e Shërbimeve Këshilluese, organizimin dhe funksionin e Shërbimeve Këshilluese në nivel të dy shteteve, shkëmbimin e përvojave në fushën e statistikave bujqësore, si dhe të arrihet marrëveshje bashkëpunimi për marrjen e përvojave nga pala shqiptare lidhur me akreditimin e AZhB-së. Për të avancuar tutje dhe konkretizuar të gjitha veprimet në këto fusha, përfaqësuesit e të dy ministrive janë pajtuar që të takohen në ditët në vazhdim.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30