MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë në zbatimin e sistemit të FADN-së

23.06.2022

Prishtinë, 23 qershor 2022 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore kësaj radhe ishin nikoqirë të delegacionit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, të cilët në një vizitë studimore të titulluar “Rritja e kapaciteteve për zhvillimin dhe zbatimin e sistemit të FADN-së” do të bëjnë shkëmbimin e përvojave mes dy palëve në kuadër të bashkëpunimit mes dy qeverive.

Delegacioni i përbërë nga Mitea Gegushi, Përgjegjëse e Sektorit të Statistikave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Rep. së Shqipërisë, Elda Tahiraj, Jornela Qoshku, si dhe përgjegjësi nga projekti FAO-s në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Tiranë, Agim Pepkolaj u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Blerim Hasani dhe Udhëheqësja e DAESB, Delvina Hana Bakija dhe zyrtarët tjerë të këtij departamenti, në të cilin edhe u zhvilluan gjitha aktivitetet e parapara sipas agjendës së përgatitur për këtë vizitë.

Gjithashtu, gjatë kësaj punëtorie treditore u diskutua edhe plani i veprimit për marrëveshjet teknike mes dy Qeverive të nënshkruar me datë 20.06.2022 nga Ministrat përkatës, Faton Peci dhe Frida Krifca, të cilat synojnë bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, si dhe shkëmbimin e përvojave më të mira mes palëve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30