REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Komunikatë e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për arrestimet

30.06.2021

Të nderuar qytetarë,

Përshëndes veprimin e organeve të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, të cilat në aksionin e sotëm goditën skemën e keqpërdorimeve financiare ndër vite në Ministrinë e Bujqësisë.

Veprimi i sotëm është përpjekja më serioze për kthimin e dinjitetit të fermerëve, të cilët ndër vite janë bërë pre e skemave mashtruese.

Fermerët i inkurajoj të bashkëpunojnë me organet e rendit për ta denoncuar çdo veprim, i cili ka cenuar dhe dëmton punën dhe djersën e tyre. Subvencionet duhet të arrijnë te bujqit, por jo te keqpërdoruesit dhe mashtruesit.

Duke ndarë subvencione për fermerë, pa ndërmjetësues e pa keqpërdorues do të mund ta sigurojmë një ambient dhe klimë të favorshme për këtë kategori jetike për shtetin.

Kjo që ndodhi sot është përpjekje për vendosje të ligjshmërisë. Nuk do të ndalemi dhe nuk do të kursehemi që këtë Ministri që është bërë e famshme shkaku i skemave kriminale t`ia rikthejmë reputacionin, besimin dhe imazhin që meriton, në mënyrë që ta vejmë ekskluzivisht në dobi të fermerëve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31