MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kompanitë kosovare promovojnë produktet në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit Organik në Gjermani

14.02.2018

Prishtinë, 14 shkurt 2018 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka udhëtuar sot për në Nuremberg të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit Organik “Biofach”.

Në këtë panair produktet e tyre do t’i promovojnë edhe katër agrobiznese kosovare, të cilat merren me përpunimin dhe eksportimin e produkteve pyjore jodrusore, siç janë: Agroproduct Shpk, Hit-Flores Shpk, Eurofruti Shpk dhe Fungo LLC.

Gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, kompanitë kosovare do ta kenë mundësinë e krijimit të kontakteve me kompani të ndryshme botërore, duke mundësuar kështu krijimin e bashkëpunimit për të ardhmen.

Panairi ka më shumë se 2950 ekspozues dhe pritet të ketë më shumë se 50000 vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive në panairin BIOFACH është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, projekti “Agro” i USAID-it dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorit Privat”, ndërkaq shoqata “Organika” koordinon mbështetjen për këtë panair.

Ndryshe, panairi hapet sot, më 14 shkurt dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt 2018.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30