MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Franca konfirmon mbështetjen e saj për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

23.06.2022

Prishtinë, 23 qershor 2022 – Gjatë ditës së sotme, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerim Hasani priti në një vizitë zyrtare përfaqësues nga Ambasada franceze, konkretisht Agjencia Franceze për Zhvillim, me të cilët bashkëbiseduan për gjendjen e sektorit të bujqësisë në vend, politikave bujqësore, pylltarisë, biodiversitetit, etj; duke vlerësuar nevojat potenciale në këtë sektor.

Sekretari Hasani, në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi, pasi i uroi mirëseardhje mysafireve, znj. Mirela Mata, Zyrtare e Strategjisë dhe Operacioneve për Shqipërinë dhe Kosovën dhe znj. Anne Chetaille, Menaxhere e Projektit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Biodiversitet, i njoftoi ato me politikat që i ka ndërmarrë MBPZhR-ja këtë vit, duke nënvizuar faktin që MBPZhR është në prag të shpalljes së Programit për Zhvillim Rural për këtë vit, përmes të cilit synohet zgjerimi i mbështetjes për shumë kultura bujqësore, si dhe theksoi hapat që janë ndërmarrë në avancimin e legjislacionit në përgjithësi, e sidomos në aspektin e politikave bujqësore dhe sektorit të pylltarisë.

Mysafiret e falënderuan Sekretarin Hasani për pritjen dhe shprehën edhe njëherë gatishmërinë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për avancim, ngritje të kapaciteteve dhe zhvillim të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30