MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Filloj ekzekutimi i pagesave të subvencioneve në kuadër të PPD 2022

16.08.2022

Prishtinë, 16 gusht 2022 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore.

Vlera e proceduar për pagesë është 5,161,966.81 €, ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tani është 3,901.

Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022, pas kësaj date.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00.

Theksojmë se në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kanë aplikuar 28,834 fermerë, ndërsa ju njoftojmë se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë po vazhdon shtypjen e vendimeve, proces ky të cilin do ta realizojnë deri në përfundimin e pagesave për të gjithë përfituesit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30