MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Do të rritet mbështetja për blegtorinë

23.01.2015

Përkrahja për sektorin e blegtorisë do të rritet gjatë këtij viti, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve blegtorale. Kështu ju tha sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, drejtuesve të Shoqatës së Kultivuesve të Deleve dhe Dhive të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi foli për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, ku theksoi se do të ketë rritje të mbështetjes për shumë sektorë, e po ashtu edhe aplikim të formave të reja mbështetëse. Ai përgëzoi shoqatën për punën e deritanishme dhe i siguroi ata se do të jenë partner të ministrisë në zbatim të programeve mbështetëse. Ai shtoi se transparenca dhe efikasiteti në çdo proces do të jetë prioritet kryesor.

Nga ana tjetër, Emin Kolloni, kryetar i shoqatës e falënderoi ministrin për pritjen dhe përkushtimin për rritjen dhe zgjerimin e mbështetjes. Ata e informuan ministrin me të arriturat dhe brengat me të cilat ballafaqohen kultivuesit e deleve dhe dhive. Kolloni tha se shoqata do të japë mbështetjen për implementim efikas të mbështetjes që e jep MBPZHR-ja.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30