MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

“Dita Fushore e Grurit”, rol kryesor në orientimin bujqësor

03.06.2022

Prishtinë, 3 qershor 2022 – Nën organizimin e Institutit Bujqësor të Kosovës, organ ky i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot u organizua “Dita Fushore e Grurit”, e cila u mbajt në fermën eksperimentale në fshatin Vitomericë të Pejës, qëllimi i së cilës ishte njohja me eksperimentet e kryera nga ky institucion për kultivarë të ndryshëm.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi i cili në fjalën e tij hyrëse tha se Ministria e Bujqësisë do të jetë përkrahëse e Institutit dhe institucioneve tjera që kanë synim avancimin shkencor, hulumtues dhe zhvillimor. \"Instituti Bujqësor i Kosovës është një nga institucionet më të rëndësishme publike e hulumtuese për vendin. Instituti Bujqësor i Kosovës përfshinë një gamë të gjerë të shërbimit dhe hulumtimit analitik laboratorik dhe fushor, prandaj ne do të vazhdojmë t’i përkrahim të gjitha projektet që për qëllim kanë hulumtimin dhe zbatimin e projekteve shkencore e zhvillimore”, tha ndër tjera z. Demelezi.

Në këtë organizim mjaft të rëndësishëm morën pjesë akterë të shumtë të fushës shkencore nga sektori i bujqësisë, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria të cilët me këtë rast prezantuan punime nga hulumtimet të tyre.

Vlen të theksohet se pas ekzaminimit të eksperimentimit të kultivarëve të grurit dhe kulturave tjera, si dhe mbi bazën e rezultateve të pranuara nga këto hulumtime, llojet me prodhimtari më të lartë, më cilësore dhe më të qëndrueshme ndaj sëmundjeve do të rekomandohen për përdorim nga fermerët.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30