MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Diskutohet për mbikëqyrjen e Ligjit për Pyje

17.05.2022

Prishtinë, 17 maj 2022 – Zëvendës Kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Bekim Hoxha ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të kryesuar nga Salih Zyba.

Në këtë takim është diskutuar për zbatueshmërinë e Ligjit të Pyjeve, sfidat dhe mangësitë e implementimit të këtij ligji gjatë kësaj periudhe.

Me këtë rast, Zëvendës Kryeshefi Hoxha, i ka njoftuar ata lidhur me aktivitetet që i ka ndërmarrë APK-ja për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të pylltarisë, si dhe për angazhimet që janë duke i planifikuar e të cilat qëllim kanë menaxhimin e sektorit të pylltarisë. Ndër tjerash, Zëvëndës Kryeshefi ka theksuar se mbeten të përkushtuar që krahas gjithë kësaj të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së pyjeve, mirëmbajtjen, pyllëzimin dhe ripyllëzimin e tyre, duke pasur parasysh se pyjet janë një pasuri kombëtare.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30