MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Bujqit kosovarë dhe mbështetja e tyre përmes PPD 2022

28.06.2022

Prishtinë, 28 qershor 2022 – Bujqit kosovarë këtë vit do të përkrahen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Programit të Pagesave Direkte apo Subvencioneve i cili ka vlerë të mjeteve prej 52 milionë euro. Përmes këtij Programi MBPZhR-ja ka prioritizuar këtë vit grurin, misrin, pataten dhe fasulen për të krijuar kështu mundësi stabiliteti sa i përket sigurisë ushqimore.

Sipërfaqja e mbjellë me grurë në vendin tonë arrin 51,282.96 hektarë me një rritje prej 15.55 % prej vitit të kaluar. Gruri sivjet do të subvencionohet me 474 € për hektarë, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës me 54 € euro për hektarë dhe 150 € për hektarë për plehërimin pranveror. Njëherit, gruri do të subvencionohet edhe në bazë të rendimentit përmes dorëzimit të sasisë së tij në mulli ose sillose me 0.03 € për kilogram.

Sa i përket sipërfaqes së përgjithshme me drithëra, këtë vit kemi rritje prej 33,04%, ndërsa vetëm tek sipërfaqja e mbjellë me misër kjo përqindje arrin 90.93% në krahasim me vitin e kaluar, apo 17,574.15 hektarë më shumë e që gjithsej me këtë kulturë janë të mbjellë 36,901.66 hektarë.

Rritja e përkrahjes direkte të bujqve përmes subvencioneve, duhet të reflektojë tek mos-rritja e çmimeve në treg, duke mos cënuar kështu xhepin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2022 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).

Theksojmë se nga analiza e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga takimet në teren me fermerë, kultivuesit e drithërave presin një rendiment më të lartë të këtyre kulturave në krahasim me vitin e kaluar, falë edhe kushteve klimatike që kanë mbizotëruar në vendin tonë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30