MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

15.04.2015

Prishtinë, 15 prill 2015 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim shefin e Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, me të cilin ka biseduar për programin për bujqësi për këtë vit, dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ministri Krasniqi falënderoi shefin Stock për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, veçanërisht në skemën e granteve që kanë dhënë në Kosovë, me theks të veçantë në sektorin e agropërpunimit. Ai po ashtu vlerësoi si shumë domethënëse që në kuadër të IPA 2, bujqësia është ndër tri shtyllat kyçe.

Ministri e njoftoi atë më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, duke treguar se me rritjen e buxhetit kanë arritur të rrisin mbështetjen  për fermerët dhe agrobizneset vendore përmes pagesave direkte dhe granteve investive.

Nga ana tjetër, Stock vlerësoi zhvillimet në bujqësi, duke e theksuar si një fushë që ka shënuar dhe po shënon mjaft progres. Ai tha se BE-ja do të vazhdojë të rrisë fokusin në këtë drejtim, duke premtuar thellim të bashkëpunimit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30