Banka botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Prishtinë, 2 korrik 2021 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi bashkë me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të MBPZhR-së z. Blerim Hasani, zhvilluan takim virtual me përgjegjësen e ekipit për sektorin e bujqësisë nga Banka Botërore – Zyra në Shkup/Maqedoni, znj. Silvia Mauri.
Në këtë takim u diskutua për rezultatet e implementimit të projekteve të përbashkëta për bujqësi dhe zhvillim rural, format e bashkëpunimit, si arritjen e rezultateve për gjashtë (6) mujorin e dytë të vitit 2021.
Bashkëbiseduesit, pas realizimit të diskutimeve në këtë fushë, u dakorduan për vazhdimin e angazhimit në realizimin efikas të aktiviteteve në proces dhe atyre në vazhdim, të cilat hyjnë në kuadrin e angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.