MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Banka Botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

21.04.2021

Prishtinë, 21 prill 2021 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, z. Massimiliano Paolucci.

Gjatë këtij takimi virtual është diskutuar ecuria e Projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Kosovës, bashkë me sfidat deri tek implementimi i objektivave dhe projektit në tërësi.

Ministri e ka njoftuar në lidhje me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrisë, duke filluar nga vlerësimet sektoriale, avancimit të legjislacionit e politikave publike për zhvillimin e këtij sektori.

Nga ana tjetër, z. Massimiliano Paolucci ka falënderuar ministrin Faton Peci për vullnetin e shprehur dhe bashkëpunimin, si dhe për vizionin e qartë për arritjen e objektivave strategjike në zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm për zhvillim ekonomik.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30