MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ambasadorja turke rithekson mbështetjen për bujqësinë kosovare

14.01.2015

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Izan, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë dhe prioritetet e kësaj ministrie në vitet e ardhshme.

Ministri Krasniqi, ka theksuar se zhvillimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë, do të ndikojë edhe në zhvillimin e ekonomik të vendit dhe më këtë rast ai e njoftoi ambasadoren se edhe buxheti për bujqësinë tashmë është dyfishuar dhe se kjo do të ju mundësojë që të përkrahin nën-sektorë dhe kultura të ndryshme bujqësore.

Ambasadorja turke rithekson mbeshtetjen per bujqesine kosovare

Ministri me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Ozan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e bujqësisë, duke shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe ambasadës së Turqisë në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar edhe më tej zhvillimin bujqësor të vendit.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31